Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Gjibraltarit, ndërsa përballja me Kroacinë zhvillohet më 7 mars në stadiumin në Karllovc të Kroacisë.
Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, bën pjesë edhe Bullgaria.