Tre kandidatë për ta zëvendësuar Arrasaten te Mallorca e Muriqit

- Bota Sot

Tre kandidatë për ta zëvendësuar Arrasaten te Mallorca e Muriqit

Skuadra e Mallorcas mbrëmë shkarkoi nga pozita e trajnerit, Jagoba Arrasate.

Tani në mediat spanjolle po spekulohet për zëvendësuesin e tij.

Deri tani janë shfaqur tre emra, madje në mesin e tyre është edhe një ish-i Real Madridit.

Bëhet fjalë për Quique Sanchez Flores, i cili është i papunë që nga viti 2024.

61-vjeçari në të kaluarën ka qenë trajner i skaudrave të njohura, përfshirë Real Madridin, Sevillan, Watfordin, Benfican, Atletico Madridin etj.

Një emër tjetër është edhe ai i Luis Garcias, i cili e njeh mirë skuadrën e Mallorcas, pasi në vitin 2020 ishte në stol deri në vitin 2022.

Kurse emri tjetër është ai i Josep Lluis Marti.

50-vjeçari mbeti i papunë qysh nga viti 2024, sa u largua nga UD Ibiza.

Gjatë karrierës së tij, ka qenë pjesë e skuadrave, si: Leganes, Sporting Gijon, Giorna dhe Deportivo La Coruna.



Lexoni të gjitha në Bota Sot