Shkëndija e Haraçinës befason, kalon në gjysmëfinale të Kupës

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës befason, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra nga Haraçina e mposhti bindshëm Rabotniçkin e Shkupit me rezultat 3:1, në një ndeshje të zhvilluar në Kumanovë.

Ashtu si vitin e kaluar, Shkëndija u tregua sërish fatale për Rabotniçkin, duke e eliminuar për herë të dytë radhazi nga kjo garë.

Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 40-të me një supergol të Dario Desniq.

Në minutën e 60-të, Zoglev dyfishoi rezultatin në 2:0. Vetëm tre minuta më vonë, Demiri ngushtoi shifrat në 2:1 me një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Rabotniçki nga minuta e 58-të luajti me një futbollist më pak, pasi Pejoviq u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 68-të, gjyqtari Aleksandar Grujoski akordoi penallti për vendasit, por pas rishikimit me VAR, ndryshoi vendimin e tij.

Gjithsesi, dilemat u shuan në minutën e 85-të, kur Nazifi realizoi golin e tretë për Shkëndijën, duke vulosur fitoren 3:1 dhe kualifikimin historik në gjysmëfinale.

Në fazën tjetër, Shkëndija do të përballet me fituesin e duelit mes Struga Trim & Lum dhe Shkëndijen e Tetovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot