Trajneri i ri flet me superlativa për mbrojtësin shqiptar

- Bota Sot

Trajneri i ri flet me superlativa për mbrojtësin shqiptar

Trajneri i ri i Torinos ka folur me superlativa për Ardian Ismajlin.

Roberto D’Aversa ka marrë së fundmi detyrën pas shkarkimit të Marko Baronit, teksa sot ka zhvilluar edhe prezantimin e tij përpara mediave.

Gjatë konferencës ai ka folur edhe për Ardian Ismajlin, të cilin e ka quajtur një luftëtar dhe një lojtar që rrallë mund ta gjesh në ditët e sotme.

“Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe probleme.

Është luftëtar, luajti me dorë të thyer. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot, me këtë shpirt”, është shprehur Roberto D’Aversa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot