Tashmë dihet që objektivi madhor i Barcelonës për verën e ardhshme është transferimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi, argjentinasi shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t.
Polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë.
Alvarez është objektivi kryesor i drejtuesve të klubit, pasi dëshira e madhe e Hansi Flick është dikush tjetër.
Mediet spanjolle zbulojnë se trajneri gjerman i Barcelonës është i “dashuruar” marrëzisht pas Erling Haaland dhe e sheh atë si profilin ideal për sulmin e katalanasve.
Norvegjezi ka të gjithë aftësitë për t’u përshtatur në mënyrë ideale me sistemin e lojës së Flick, por transferimi i sulmuesit norvegjez është thjesht një objektiv i paarrtishëm.
Edhe nëse vetë sulmuesi do të kërkonte largimin nga Man. City, kosto e transferimit të tij do të ishte jo më pak se 250 milionë euro, shifër që në gjendjen aktuale financiare që është Barcelona, nuk ka shanse ta përballojë.