Arbin Zejnullai është shpallur lojtari i javës në Maqedoninë e Veriut pas një paraqitjeje të shkëlqyer në fitoren 2:1 të Shkëndija ndaj Sileks në Kratovë.
Zejnullai shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të dhe dominoi mesfushën, duke qenë vendimtar për tre pikët e rëndësishme që mbajnë Shkëndijën në garë për titullin.
Media maqedonase “SportSport” e vlerësoi atë si lojtarin më të mirë të javës.
Në formacionin e javës janë: Jovçevski (Pelisteri), Zejnullai, Meliqi dhe Tamba (Shkëndija), Najdovski dhe Luciano (Tikveshi), Velkovski dhe Cvetkoviq (Vardari), Manojllov dhe Ezeb (Rabotniçki), Bullatoviq.