I rregullt goli i Parmës kundër Milanit

- Bota Sot

I rregullt goli i Parmës kundër Milanit

Ka përfunduar një tjetër fundjavë tmerri për arbitrat dhe VAR-in në Seria A.

Episodet më të diskutuara kanë qenë veçanërisht në ndeshjet Atalanta-Napoli dhe Milan-Parma.

Sipas “La Repubblica”, performanca e Kifit në Bergamo është vlerësuar negativisht nga drejtuesit e AIAs.

Për këtë arsye, arbitri nga Padova pritet të marrë pushim gjatë fundjavës së ardhshme. Ka pasur një goditje të qartë në vlerësimin e episodit kyç të ndeshjes Atalanta-Napoli.

Penalltia e dhënë (dhe më pas e anuluar) për Hojlund në pjesën e parë dhe më pas goli i dytë i Napolit në fillim të pjesës së dytë, i anuluar për Gutierrez për një faull të Hojlund ndaj Hien. Për AIA-n, ishte një gabim që të anulohej goli.

SA I PËRKET MILAN-PARMA episodi kyç ishte goli i parmezëve pak para minutës së 90-të. Sipas drejtuesve të arbitrazhit, ishte e drejtë të mos ndëshkoheshin as kontakti midis Bartesagi dhe Troilo, as pengimi i Valentit ndaj Menja. Kështu, ishte e saktë vendimi për rishikim dhe më pas konfirmim të golit. Arbitri Piçinini nuk do të pezullohet. Për AIA-n, episodi i Milan-Parma i ngjason atij të anulimit të golit të Pulisiç kundër Sasuolos. Vetë dizenjatori ka pranuar se goli i amerikanit duhej të konsiderohej i rregullt. Milani dhe Napoli konsiderojnë se janë dëmtuar rëndë. Sipas “Pressing”,

De Laurentis ka telefonuar personalisht Gravinan për të shprehur pakënaqësinë ndaj gabimeve arbitrare kundër ekipit të tij. Niveli i tensionit, që tashmë është shumë i lartë, mund të arrijë kulme të paprecedentë në takimin midis arbitrarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të Serie A-së, i cili pritet të mbahet në Ligë, më 23 mars.



Lexoni të gjitha në Bota Sot