Konfirmohet

- Bota Sot

Konfirmohet

Hakan Çalhanoglu së shpejti mund të largohet nga skuadra e Interit.

32-vjeçari i cili ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2027, pritet të rikthehet në vendlindjen e tij në Turqi, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar edhe zv.Presidenti i Galatasarayt, Abdullah Kavukcu, i cili ka thënë se një ditë Calhanoglu do të vesh fanellën e gjigantit turk.

“Ne bëmë një përpjekje tjetër në janar, por drejtorët e Interit na thanë se ai nuk do të largohej në janar. Nuk e kemi fshehur kurrë interesin tonë për Hakan Çalhanoğlu.

Ai është një ikonë e Kombëtares Turke dhe një tifoz i Galatasarayt. Nuk e di se kur do të ndodhë, por jam i sigurt se një ditë do ta shohim duke luajtur me fanellën e Galatasarayt.”, ka deklaruar Abdullah Kavukcu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot