Scholes zbulon pikën e dobët të Arsenal dhe Declan Rices

- Bota Sot

Scholes zbulon pikën e dobët të Arsenal dhe Declan Rices

Paul Scholes ka thënë se mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, “duket shumë emocional” dhe i mungon “qetësia” e nevojshme për të udhëhequr “Topçinjtë” drejt titullit në Premier League.

Duke folur në podkastin “The Good, The Bad & The Football”, Scholes sugjeroi se nuk ishte i sigurt nëse Rice ka temperamentin për të udhëhequr Arsenalin pasi Nicky Butt e quajti atë një “lider të madh”.

“Kur e shoh Declan Rice, ai duket pothuajse shumë emocional”, tha Scholes. “Ai është i gjallë, ai thotë, ‘Hajde, hajde!” – dhe pastaj bën gabimin e tij”.

Scholes vazhdoi:

“Kur Roy Keane mblidhte ekipin dhe udhëhiqte ekipin shumë mirë, kishte njëfarë qetësie. Kur synon titullin, kur ke ndeshje të vështira, duhet të ketë një qetësi tek vetja. Më pëlqejnë emocionet, është e vështirë t’ia heqësh ato, por duhet të ketë pak qetësi kur je në situata të tilla”.

Scholes ngriti një shqetësim të ngjashëm në lidhje me mungesën e perceptuar të liderëve në skuadrën e Mikel Arteta-s, duke thënë:

“Ajo që më bëri të ndihem paksa i alarmuar është se kur kjo ndodhi, asnjë lojtar i Arsenal-it nuk u përpoq ta kritikonte. Nëse kthehemi te Martin Keown, Tony Adams, Patrick Vieira, Thierry Henry, të gjithë këta lojtarë, ose Roy Keane, Steve Bruce, Bryan Robson, Mark Hughes, Eric Cantona, ata do të të mbysnin.

“Kush janë lojtarët në ekipin aktual të Arsenal-it që e bëjnë këtë? Ky është shqetësimi im. Nuk i shoh liderët e vërtetë në atë klub”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot