Flasim për para, flasim për emra të mëdhenj, por asnjëra nuk garanton trofe

- Bota Sot

Flasim për para, flasim për emra të mëdhenj, por asnjëra nuk garanton trofe

Kur një klub si Bodø/Glimt eliminon gjigantë dhe arrin në 1/8 e finales së Champions League në sezonin e tij të parë, tronditet e gjithë hierarkia e futbollit evropian.

Fitoret ndaj fuqive si Inter Milan, Manchester City dhe Atletico Madrid nuk janë rastësi...

“Flasim për para, flasim për emra të mëdhenj, por asnjëra nuk garanton trofe...

Magjia më e madhe e futbollit është paparashikueshmëria. Një skuadër e shtrenjtë, e mbushur me yje, nuk është garanci për sukses. Ajo që bën diferencën është kolektivi, vullneti, sakrifica, disiplina dhe fryma e grupit.

Sikur Aleksander Çeferin t’u ishte përkulur klubeve më të pasura për një Superligë të mbyllur, histori të tilla nuk do të ekzistonin. Një “xhuxh” nga Norvegjia nuk do të kishte vend në tryezën e të mëdhenjve.

Norvegjia po shkëlqen jo vetëm në sportet nordike — ku dominoi në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, por edhe në futboll. Ne e dimë çfarë po bën Erling Haaland te Manchester City. Pamë Alexander Sorloth të realizojë het-trik me Atleticon. 

Kombëtarja norvegjeze u kualifikua ndër të parat në Evropë për Kupën e Botës, duke mposhtur Italinë dy herë.

Pyetja mbetet, ku janë kufijtë për Bodø/Glimt?

Sepse futbolli, në fund, nuk matet vetëm me buxhet. Matet me zemër”, shkruan media sllovene “Delo”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot