Shqiptari që po çmend amerikanët, 16-vjeçari në formacionin e javës

- Bota Sot

Shqiptari që po çmend amerikanët, 16-vjeçari në formacionin e javës

Debutimi i 16-vjeçarit shqiptar me Red Bull New York si titullar në javën e parë të MLS i ka lënë të gjithë më gojën hapur.

Djaloshi luajti 76 minuta duke qenë thuajse i pagabueshëm në mesfushë, teksa dha edhe një asistim në fitoren 2:1 të ekipit të tij.

Ndaj nuk është rastësi që MLS e ka përzgjedhur atë në artikullin për debutuesit e javës.

“Duke rrezikuar mbivlerësimin e performancës, Adri Mehmeti ishte fantastik teksa Red Bull New York fitoi me meritë 2:1 ndaj Orlando Siti.

Mesfushori 16-vjeçar i dalë nga akademia dhe pjesë e ekipit përfaqësuese të moshave të SHBA, duke debutuar me ekipin e parë, vështirë të ketë gabuar një hap në provën e tij të parë që zgjati 76 minuta.

Ai u fut në manovër kur ishte e nevojshme, luajti pasime që thyenin vijën dhe madje asistoi për golin e dytë të Julian Hall (ishin dy nga tre titullarët e moshës 17 vjeç e poshtë).

Flet vetë fakti që trajneri Majkell Bradley, një mesfushor legjendar i SHBA, i besoi këtij të riu të luante një rol kaq të rëndësishëm.

Dhe mos harroni: Bredley e stërviti Mehmetin në ekipin RBNY II që fitoi titullin MLS NEXT Pro 2025, kështu që ka një familjaritet me të”, shkrihej në artikullin në fjalë, [or jo vetëm kaq, pasi Mehmeti u zgjidh dhe në formacionin ideal të javës së parë të MLS-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot