Humbja i kushton 65 milionë euro

- Bota Sot

Humbja i kushton 65 milionë euro

Interi ka dalë nga Liga e Kampioneve me kokën ulur dhe me arkat e boshatisura, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në fuqinë e klubit zikaltër për të bërë ndërhyrje të rëndësishme në merkato në verë.

Humbja e dyfishtë përballë Bodo/Glimt, bëri që Interi të ndalej këtu në turneun që sjell përfitimet më të mëdha ekonomike dhe tashmë do të vuajë financiarisht këtë dështim sportiv.

Në vitin e kaluar, Interi përfitoi vetëm nga premiot e UEFA mbi 136 milionë euro, ndërsa këtë vit do të ndalet në shifrën e 71 milionë eurove.

Një diferencë e ndjeshme, të cilës i shtohen edhe të ardhurat që mund të përfitonte klubi nga biletat dhe marketingu për ndeshjet pasardhëse të tij.

Këto para do t’i shërbenin klubit për të mbuluar disi borxhet që kanë trashëguar pronarët e rinj nga të vjetrit, por edhe për financuar ndërhyrjet në merkato që janë të nevojshme, pasi është e qartë se ky ekip nuk është në lartësinë e duhur për të qenë konkurrues edhe në Europë.

Një “gropë” që titulli kampion në Serinë A dhe Kupa e Italisë nuk mund ta mbulojnë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot