Sllovenët kërkojnë kujdes nga kampioni i Kosovës

- Bota Sot

Sllovenët kërkojnë kujdes nga kampioni i Kosovës

Para ndeshjes së kthimit në kuadër të play-off-it të Conference League në futboll, trajneri i Celjes, Ivan Majevski, ka theksuar se skuadra e tij duhet të paraqitet edhe më agresive ndaj Dritës nga Gjilani.

Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e skuadrës sllovene me rezultat 3:2.

Ndeshja luhet nesër në orën 18.45.

“Pres që të jemi edhe më agresivë sesa ishim në Prishtinë.

Ndeshja nis me rezultatin 0:0 dhe ne futemi për fitore”, deklaroi Majevski para përballjes me FC Dritën.

Me trajnerin u pajtua edhe kapiteni Mario Kvesiq.

“Qasja jonë duhet të jetë sikur gjithçka po nis nga e para, sikur rezultati të jetë i barabartë.

Nuk duhet të mendojmë për avantazhin e golit nga ndeshja e parë.

Jam i bindur se nëse bëjmë atë që dimë të bëjmë, do ta kemi ndeshjen nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do t’i lëmë shumë hapësirë kundërshtarit.

Nëse ia dalim, mund të shpresojmë për rezultat pozitiv.

Duhet të mbetemi të fokusuar dhe të luajmë si në pjesën e parë në Prishtinë.

Gjithmonë ka gjëra që mund të përmirësohen, por duhet t’i eliminojmë luhatjet në lojë që po na shkaktojnë vështirësi.

Duam të jemi edhe më të mirë në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, përfundoi Kvesiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot