Kur takohen emrat e mëdhenj, Xhevdet Muriqi befason

- Bota Sot

Kur takohen emrat e mëdhenj, Xhevdet Muriqi befason

Kur takohen emrat e mëdhenj të futbollit, emocionet dhe kujtimet nuk mungojnë.

Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, është takuar me ish-reprezentuesin e Shqipërisë, Altin Lala, në Hannover të Gjermanisë.

Dy figurat e njohura të futbollit shqiptar kanë bashkëbiseduar për shumë tema, duke rikthyer në vëmendje kohët e arta të karrierës së tyre dhe zhvillimet aktuale në futboll.

“Gjatë këtij takimi domethënës, ishin të pranishëm edhe Genci, Beni dhe i falënderoj për pritjen”, ka thënë Muriqi.

Altin Lala, i njohur për kontributin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë dhe karrierën e suksesshme në Gjermani, ndërsa Muriqi si pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, mbeten dy emra të respektuar në historinë e futbollit shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot