Atalanta i jep leksion Dortmundit

- Bota Sot

Atalanta i jep leksion Dortmundit

Skuadra gjermane Dortmundi ka pësuar fiasko në Bergamo, me rezultat 4:1 nga Atalanta në ndeshjen e kthimit të play – offit në Champions League në futboll.

Atalanta është kualifikuar në të tetën e finales, ndërsa skuadra gjermane paketoi valixhet për në shtëpi.

Ndeshje e hapur e më shumë raste, një Atalantë e fuqishme dhe që shpëtoi nderin e italianëve në futboll.

Verdheznjve nuk i bëri punë fitorja (2:0) në përballjen e parë, e cila u shkri shpejt nga vendasit.

Futbollistët Scamacca (5), Zappacosta (45), Pashaliq (57), Samarxhiq (90+8 - nga penalltia) – shënuan për fitoren dhe kualifikimin e skuadrës italiane. 

Për udhëtuesit shënuan Adeyemi (75’).

Dortmundi pati raste por pa konkretizim, kësisoj eliminohet nga gara më prestigjioze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot