Kika para sprovës së radhës

- Bota Sot

Kika para sprovës së radhës

Kika e Hogoshtit synon fitoren e qetësisë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Përballja mes Kikës dhe Istogut është me shumë rëndësi, për faktin se të dyja ekipet luftojnë për ekzistencë.

Ndeshja luhet të shtunën (13.00) në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.

“Të shtunën ekipi ynë udhëton drejt Istogut për përballjen e rëndësishme kundër Istogut.

Ekipi është i përgatitur dhe i motivuar për të dhënë maksimumin në këtë sfidë”, shkruan në faqen e klubit të Kikës.

Pas javës së 21-të Kika është në vend të 11-të me 23 pikë e ka pesë më shumë se Istogu që gjendet një vend më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot