Spahiu: Vendasit do të kenë mbështetjen e publikut

- Bota Sot

Spahiu: Vendasit do të kenë mbështetjen e publikut

Futbollistët kuqezi sonte zhvilluan seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së kthimit të play offit të UEFA Conference League, kur përballë Samsunsporit në Turqi kërkojmë përmbysje të rezultatit 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup.

Përballja Samsunspor-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 18:45 sipas kohës sonë lokale. 

Para mediave folën trajneri Jeton Beqiri dhe futbollisti Sebastjan Spahiu.

Jeton Beqiri: “Edhe para ndeshjes së parë e kam thënë dhe përsëri po e përsërisë, kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë dhe serioz.

Normalisht sipas meje ishte favorit edhe para ndeshjes së parë edhe tani mbeten favorit për kalimin e raundit.

Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë nesër”.

Sebastjan Spahiu: “Unë mendoj se Samsunspori është skuadër shumë e mirë këtu në Turqi dhe ka shumë kualitet. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë javën e kaluar, nuk bëmë aq sa duhet, por besoj që nesër do të jemi 100% dhe do të japim më të mirën tonë për fitore”.

Jeton Beqiri: “Shpresojmë në një paraqitje sa më të mirë tonën nesër mbrëma dhe normalisht shpresojmë që Samsuni të mos jetë në ditën më të mirë dhe pse jo besojmë në një rezultat pozitiv që do të na jepte mundësinë të paktën të shkojmë në vazhdime”.

Sebastjan Spahiu: “Samsunspor ka shumë tifozë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Siç e dimë në futboll, tifozët ndikojnë shumë, por jemi optimist dhe besojmë që mund të dalim me një rezultat pozitiv”.

Jeton Beqiri: “Gjithsesi, ne kemi një kundërshtar mjaftë serioz, edhe në ndeshjen e parë në Shkup edhe në ndeshjen e kthimit këtu në Samsun, ne e marrim me një respekt të jashtëzakonshëm sepse vetë liga ku garon Samsunspori e bëjnë një kundërshtarë shumë serioz”.

Jeton Beqiri: “Ne kishim vështirësi në ndeshjen e parë, pasi ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri dhe kjo e vështirësoi shumë punën e analizës, ndërsa sa i përket takimit të nesër ne kemi më shumë informacione për mënyrën e lojës së Samsunsporit dhe normalisht ne do të mundohemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet dhe të jemi të disiplinuar në aspektin defanziv”.

Jeton Beqiri: “Ne nuk mund të flasim shumë për analizat taktike, pasi këto janë gjërat që ne i flasim me skuadrën.

Normalisht që kemi një marrëveshje dhe deri para ndeshjes do merremi vesh me futbollistët për mënyrën fikse se si do të luajmë.

Megjithatë, ne e dimë se përballë kemi një skuadër shumë serioze, të cilës si fillim do të mundohemi ti bllokojmë anët e mira dhe pastaj të shprehim kualitetin tonë në aspektin e sulmit”.

Jeton Beqiri: “Ne kishim dy mungesa shumë të rëndësishme në Shkup për shkak kartonave dhe ato dy futbollistë kthehen. Çdo skuadër gjithmonë ka probleme sa i përket dëmtimeve dhe ne kemi disa futbollist që nuk janë në 100% e tyre, ku për aktivizimin e tyre do të vendosim para ndeshjes.

Sa i përket pjesës së kapitenit nuk ishte i dëmtuar, por ishte ndryshim taktik”.

Jeton Beqiri: “Mendoj se fusha me shi e shpejton shumë lëvizjen e topit dhe bëhet problematike për lojtarët e mbrojtjes. Por, kjo ka të bëjë për të dyja skuadrat njejtë dhe është një gjë që nuk varet nga ne”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot