Me ftesë të Shkollës Shqipe në Winnenden dhe nën drejtimin e mësueses së nderuar, Femije Hoxha, diplomatja Arbrie Shabani mori pjesë në festën kushtuar 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë aktivitetit, Shabani theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
Ajo falënderoi prindërit për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj mësimit plotësues të gjuhës shqipe në qytetin e Winnendenit, duke bërë thirrje për rritjen e numrit të nxënësve dhe duke theksuar se asgjë nuk na bashkon më shumë se gjuha dhe traditat tona.
Postim i plotë:
18 vjetori i Pavarësisë nga Shkolla Shqipe në Winnenden
Me ftesë të Shkollës Shqipe në Winnenden dhe mësueses së nderuar, znj. Femije Hoxha, diplomatja znj. Arbrie Shabani mori pjesë në festën kushtuar 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë aktivitetit, znj. Shabani falënderoi prindërit për mbështetjen e tyre ndër vite ndaj mësimit plotësues në qytetin e Winnendenit, si dhe bëri thirrje për rritjen e numrit të nxënësve, duke theksuar se asgjë nuk na bashkon më shumë se gjuha dhe kultura shqipe.
Falënderojmë mësuesen znj. Femije Hoxha dhe z. Besnik Hoxha për punën e tyre të vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.