Herolind Shala i befason të gjithë me ekipin e ri

- Bota Sot

Herolind Shala i befason të gjithë me ekipin e ri

Herolind Shala është futbollisti më i ri i Feronikelit.

Edhe pse “Transfermarkt” kishte zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbollit, mesfushori 34-vjeçar ka bërë këtë rikthim të bujshëm.

Kujtojmë që gjysmën e sezonit të shkuar e kaloi te Partizani në Superiore, por duke dështuar.

Për të, është hera e parë që luan në Kosovë, duke nisur aventurë në Ligën e Parë.

Vlen të përmendet se Shala ka “lëvizur shumë” edhe në rang kombëtares.

Ai ka luajtur me Norvegjinë U17 dhe U20, Shqipërinë U21, Kombëtaren shqiptare A dhe përfaqësuesen A të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot