Tare dhe Furlani e nxjerrin në shitje me ulje çmimi

- Bota Sot

Tare dhe Furlani e nxjerrin në shitje me ulje çmimi

I transferuar verën e kaluar për 17 milionë euro nga Brighton plus 2 milionë euro të tjera bonuse, Pervis Estupinan do të largohet nga Milan pas vetëm një sezoni.

Ekuadoriani e ka pasur shumë të vështirë të fitojë vendin e titullarit në formacionin e Max Allegrit, ku i është dhënë më shumë besim dhe minutazh produktit të akademisë, Davide Bartesaghi.

“MilanNews” bën me dije se drejtori sportiv, Igli Tare dhe CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani, e kanë vendosur ekuadorianin në listën e shitjeve për verën e ardhshme.

Drejtuesit kuqezi presin të përfitojnë të paktën 14 milionë euro nga shitja e 28-vjeçarit, duke shpresuar që ai të bëjë paraqitje të mira në Kupën e Botës me kombëtaren e tij dhe të rritet interesi ndaj tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot