Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po trajtohet në spital në Beograd për inflamacion të të dy mushkërive.
Ku gjendja e tij raportohet e qëndrueshme, por pa përmirësime të shpejta.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi nga Astana se është “shumë i shqetësuar” dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore për gjendjen e Daçiqit.
Ndërsa trajtimi intensiv vazhdon nën kujdesin e Klinikës së Pulmonologjisë.