Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se ka negociuar një armëpushim të përkohshëm lokal midis Ukrainës dhe Rusisë për të lejuar rivendosjen e furnizimit me energji në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.
“Armëpushimi i pestë lokal i negociuar nga IAEA midis Ukrainës dhe Federatës Ruse filloi sot”, tha Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë Rafael Grossi në një deklaratë.
“IAEA kishte ndërmjetësuar më parë katër marrëveshje të përkohshme armëpushimi,
Të cilat lejuan të kryhen pesë riparime në linjat e energjisë të lidhura me centralin bërthamor të Zaporizhias”, shtoi Grossi.