Fundi me tensione, Gjilani fiton ndaj Malishevës, afër vendit të katërt

- Bota Sot

Fundi me tensione, Gjilani fiton ndaj Malishevës, afër vendit të katërt

Skuadra e Gjilanit gradualisht po i afrohet vendit të katërt në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilani para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:1 Malishevën, në takimin e javës së 22-të.

Sulmuesi i rikthyer nga lëndimi, Senad Jaroviq, ka qenë vendimtar për fitoren e madhe.

Futbollisti Armend Thaqi shënoi në minutën e 15-të nga penalltia që e fitoi Oltion Bilalli, 1:0.

Mysafirët e barazuan me golin e Assane Diattas në minutën e 38-të. 

Ai shënoi nga afërsia me kokë. 

Në minutën e 70-të Jaroviq shënoi nga penalltia, 2:1.

Në minutën e fundit mysafirët kërkuan penallti, pas shikimit të VAR gjyqtari nuk mendoj ashtu.

Te Malisheva ishin të nervozuar me vendimin e gjyqtarit dhe kishte tensione, megjithatë pas disa minutave

Malisheva kthehet në fushë për të vazhduar takimin.

Malisheva renditet në vend të katërta me 34 pikë dhe Gjilani është në të pestin me 33 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot