Skuadra e Sunderlandit pas tre humbjeve rresht, i rikthehet rezultateve pozitive.
Sunderlandi ka importuar pikë të madhe nga terreni i Bournemouth-it, duke luajtur baras 1:1 në takimin e javës së 28-të në kuadër të Premier League në futboll.
Kapiteni Granit Xhaka rikthehet titullar, rikthehet buzëqeshja te skuadra e tij.
Pamje nga ndeshja
Për Sunderlandin shënoi Mayenda (18’) dhe për vendasit Evanilson (64).
Xhaka u zëvëndësua në minutën e 76-të.
Bournemouth është në vend të 8-të me 39 pikë, ka dy më shumë se Sunderland që gjendet tre pozita më poshtë.