Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se aeroplanët britanikë janë “në qiell” në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në operacione të koordinuara mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e interesave dhe aleatëve të vendit të tij.
Gjatë një fjalimi televiziv të shtunën, Starmer theksoi se Britania “nuk ka luajtur asnjë rol” në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, por shtoi se forcat e vendit të tij janë aktive në rajon.
“Aeroplanët britanikë janë në qiell sot si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse rajonale për të mbrojtur popullin tonë, interesat tona dhe aleatët tanë,” tha Starmer.
Ai u bëri thirrje Iranit të heqë dorë nga sulmet e mëtejshme në Lindjen e Mesme, të braktisë programin e armëve dhe të ndalë “dhunën dhe shtypjen e tmerrshme ndaj popullit iranian.”