Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë dhe përuron hapësirat e reja të Konsullatës në Stuttgart

- Bota Sot

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë dhe përuron hapësirat e reja të Konsullatës në Stuttgart

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh, përfaqësues institucionalë dhe diplomatë. 17 Shkurti është një datë që na bashkon të gjithëve, një ditë krenarie dhe mirënjohjeje për të gjithë brezat që sakrifikuan dhe punuan për lirinë dhe shtetin tonë.

Këtë ditë duhet ta përjetojmë edhe si një ditë të madhe nderimi për miqtë tanë ndërkombëtarë, miqtë e lirisë sonë, siç është shteti gjerman. Kjo ditë nuk është vetëm festë, por edhe dëshmi e besimit në të ardhmen e Kosovës si shtet demokratik, i zhvilluar dhe i integruar në familjen evropiane.

Në të njëjtën kohë, përurimi i hapësirave të reja shënon një hap të rëndësishëm në shërbim të mërgatës sonë në Baden-Württemberg, një nga qendrat kryesore të shqiptarëve në Gjermani dhe më gjerë. Këto ambiente janë më shumë se zyra administrative, kjo hapësirë është një shtëpi e përbashkët, një vend ku do të gjeni mbështetje, do të pranoni shërbime profesionale dhe bashkëpunim të sinqertë.

Angazhimi ynë është që Konsullata të jetë sa më pranë jush, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke forcuar lidhjen tuaj me atdheun.

Aktiviteti u pasurua me një performancë artistike nga grupet e valleve "Besa” Heilbronn dhe “Shoqata Kulturore Shqiptare „Kosova“ Fellbach, të cilët i falënderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe atmosferën e bukur festive që sollën përmes valleve tradicionale shqiptare.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot