Superiorja kthen sytë nga trajnerët shqiptarë

- Bota Sot

Superiorja kthen sytë nga trajnerët shqiptarë

Shkarkimi i trajnerëve ka qenë një nga problematikat e futbollit shqiptar.

Por në këtë sezon statistikat janë përmirësuar ndjeshëm pasi 7 ekipe kanë të njëjtin trajner që prej fillimit të sezonit.

Për Alban Tafajn, kjo është diccka pozitive që ndihmon projektet afatgjata.

“Nuk kemi më trajnerë sezonalë ose vjeçarë të cilët mund t’I shërbejnë ekipeve tona por janë trajnerë të cilët i besohen sezone të vazhdueshme. Bëhet më e mirë dhe puna me lojtarët”, u shpreh Alban Tafaj, specialist i Departamentit të Edukimit.

Megjithatë, skuadra e Tiranës bën përjashtim pasi Orges Shehi i emëruar përpara pak ditësh është trajneri i katërt sezonal pas Miles, Bordinit dhe Nuhiut.  

“Tirana është një emër e cila nuk e kapërdin dot të qënit në vend dhe në vendet e ulta të renditjes. Kësaj skuadre I ka bërë që presidenca e Halilitt ë ndërhyjë tek skuadra”, pohoi Tafaj.

Tetë nga dhjetë trajnerët e Kategorisë Superiore janë shqiptarë dhe vetëm dy të huaj.

“Kjo është pjesa më e mirë për ne shkollën e trajnerëve, pasi është rritur besueshmëria e trajnerëve shqiptarë”, tha Tafaj.

Trajneri më jetëgjatë është ai i Egnatias, Edlir Tetova, që drejton Rrogozhinasit prej tre sezonesh ndërsa ekipet e tjera që kanë bërë ndryshime në bankinë përveç Tiranës, janë partizani dhe Flamurtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot