Werderi nga Bremeni shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Heidenheimit.
Skuadra e Heidenheimit thellohet edhe më shumë në krizë dhe zor që mund të ikë nga fundi i tabelës deri në fund të kampionatit gjerman.
Millosheviq në minutën e 57-të e Behrens (90+7) shënuan për fitoren e Werderit.
Portieri Diant Ramaj mungoi por jo edhe futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç në përballje ne Werderin.
Heidenheim është në fund të tabelës me 14 pikë e Werderi në të 16-tin me 22 pikë pas javës së 24-të në Bundeliga I.