lbasani i shpëton turpërimit në shtëpi

- Bota Sot

lbasani i shpëton turpërimit në shtëpi

Elbasani dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

 Golin e parë e shënuan miqtë, me anë të Stoilov, i cili ktheu në gol një penallti në minutën e 61-të. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Elbasani, mendoi Loukili në të 87-tën, falë edhe një devijimi.

Kështu, “verdheblutë” shkojnë në kuotën e 46 pikëve dhe ngjiten në vendin e dytë.

Në krahun tjetër me 24 pikë të grumbulluara, ballshiotët mbeten të 8-tët.

GOLAT:



Lexoni të gjitha në Bota Sot