Marku: Nuk duhet të tolerojmë në asnjë ndeshje

- Bota Sot

Marku: Nuk duhet të tolerojmë në asnjë ndeshje

Aurel Marku është kthyer në një nga liderët e skuadrës së Bylisit me lojën e tij, siç ndodhi edhe sot ndaj Elbasanit ku ai shpëtoi ekipin nga një gol i sigurt duke ndalur një top para se të kalonte vijën fatale.

“Jam i kënaqur se po luajmë mjaft mirë, kemi bërë tre faza në aspektin personal mirë, por presim më shumë.

Të rinjtë? Është pak e vështirë të them të drejtën por ata që kanë ardhur janë me eksperiencë dhe përshtaten shpejt, pasi kanë luajtur në ekipe të mëdha më përpara e na e bëjnë më të lehtë.

Jemi aty-aty, duhet të luftojmë çdo ndeshje se jemi afër edhe me Tiranën e Vorën e Flamurtarit, nuk duhet të tolerojmë asnjë ndeshje.

Normalisht Elbasani na sulmoi se ishin duke humbur, u munduam, u lodhëm, sakrifikuam shumë. Ishim pak të pafat me golin me gjuajtje të devijuar, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Marku 



Lexoni të gjitha në Bota Sot