Drejt ndarjes nga Atletico

- Bota Sot

Drejt ndarjes nga Atletico

Sipas botimit të së premtes të gazetës prestigjioze franceze “L’Equipe”, romanca midis Antuan Grizman dhe Atléticos së Madridit duket se po i afrohet fundit.

Ose, të paktën, po përballet me një udhëkryq shumë serioz.

Ndërsa klubi madrilen do të preferonte që francezi të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit, ata duket se e kanë pranuar largimin e tij për në Orlando Siti në MLS.

Gjithçka është praktikisht një marrëveshje e kryer”, na informuan disa burime.

Të tjerë tregojnë se tani ka “një shans 95% që kjo të ndodhë”. Lojtari 34-vjeçar francez ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit që i lejon atij të largohet lirisht nga Atlétiko kurdo që të dëshirojë.

Prandaj, ai, dhe vetëm ai, mban çelësin e së ardhmes së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot