Imeri shënon, Thunit po i buzëqesh titulli në Zvicër

- Bota Sot

Imeri shënon, Thunit po i buzëqesh titulli në Zvicër

Thuni ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit në Zvicër.

Futbollistët shqiptarë, Kastriot Imeri e Valmir Matoshi, kontribuan në fitoren e madhe si vendas të Thun-it me rezultat 2:1 ndaj Luzernit.

Imeri shënoi në minutën e 24-të falë asistimit të Matoshit dhe golin tjetër e realizoi Rastoder (29).

Kabwit shënoi në minutën e 43-të për mysafirët.

Pas javës së 27-të, Thun kryeson me 64 pikë e Luzern është në vend të shtatë me 33 sosh.

Imeri u paraqit 61 minuta e Matoshi 71 minuta, ndërsa Adrian Bajrami ka luajtur tërë takimin në fanellën e Luzernit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot