Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në ndeshjen Spanjë-Islandë

- Bota Sot

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në ndeshjen Spanjë-Islandë

Emanuela Rusta do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

32-vjeçarja do të jetë arbitre kryesore në sfidën Spanjë-Islandë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza, ndeshje që do të luhet më 3 mars në orën 19:00.

Mirjeta Salla dhe anglezja Nicoleta Ramona Bria do të jenë asistentet e Rustës, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtare e katërt e ndeshjes.

Një tjetër vlerësim për Rustën dhe për të gjithë arbitrat shqiptarë, që tashmë gjykojnë thuajse çdo javë ndeshje ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot