Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Aatollah Ali Khamenei si një moment përcaktues në historinë e Iranit.
“Çfarë do të vijë më pas është e pasigurt. Por tani ekziston një rrugë e hapur drejt një Irani ndryshe, një Iran që populli i tij mund ta ketë më shumë liri ta formësojë”, ka shkruar ajo në X.
Kallas ka publikuar një fotografi duke bërë të ditur se ajo dhe ministrat e Jashtëm të shteteve të grupit G7 janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e shteteve të Lindjes së Mesme.
“Jam në kontakt me partnerët, përfshirë ata në rajon që mbajnë barrën kryesore të veprimeve ushtarake të Iranit, për të gjetur hapa praktikë për uljen e tensioneve”, ka shkruar ajo.