Plas grushti në Kategorinë e Dytë

- Bota Sot

Plas grushti në Kategorinë e Dytë

Sfida mes Delvinës dhe Partizanit B në stadiumin “Delvina” ka prodhuar tension, pikërisht në minutën e 20-të. Ishte ky momenti kur Bastri Malaj i Delvinës goditi me grusht Envi Bockën që luan me Partizanin B.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe foton ku Bocka shfaqet në tokë, pas goditjes me grusht.

Përplasja dhe tensioni i krijuar sollën ndërprerjen e ndeshjes për rreth 10 minuta nga gjyqtari Klajdi Qendraj.

Gjyqtari kryesor ndërkohë tregoi kartonin e kuq vetëm për Lauren Ismailajn, ndërsa u kursye për Malajn që mori karton të verdhë. Ismailaj ishte në stol me Partizanin B dhe protestoi pas episodit në fjalë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot