Ramiz Sadiku shtang Trepçën 89

- Bota Sot

Ramiz Sadiku shtang Trepçën 89

Ramiz Sadiku i Prishtinës po tregon fuqinë në Ligën e Parë të Kosovës dhe tani gjendet vetëm katër pikë larg vendit të parë dhe tre larg të dytit, kësisoj ka shtuar gjasat reale për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës.

Ramiz Sadiku i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Trepçës ’89 në Mitrovicë, në takimin e javës së 22-të

Futbollisti Taulant Kiçmari shënoi dy gola duke e shtang Trepçën ‘89 në stadiumin “Riza Lushta”.

“Me paraqitje të fortë dhe lojë të disiplinuar, KF triumfojmë ndaj KF Trepçës ‘89 dhe vazhdojmë serinë pa humbje në sezonin pranveror! 

Krenarë për djemtë tanë që dhanë maksimumin në fushë dhe treguan karakter deri në fund.

Kjo fitore është rezultat i punës, përkushtimit dhe mbështetjes suaj të vazhdueshme. 

Vazhdojmë përpara, më të fortë se kurrë!”, shkruan në faqen e Ramiz Sadikut.

Rezultatet 
Vushtrria - Rilindja 1974  2:0
2 Korriku - Suhareka 3:2
Trepça - Vëllaznimi 1:4
Feronikeli 74 - Dinamo !:0
Istogu- Kika 1:1
KEK--u - Liria 0:1
Vjosa - Tefik Çanga 2:1
Prizreni - Besa 0:2
Trepça 89 - Ramiz Sadiku 0:2

 Vushtrria kryeson me 47 pikë, pasojnë Feronikeli 46, Trepça 89 45, Liria 45, Vëllaznimi 44, Dinamo 44, Ramiz Sadiku 43, Trepça 30, Tefik Çanga 29, Suhareka 26, Kika 24, Vjosa 20, Istogu 19, 2 Korriku 19, Rilindja 1974 18, KEK-u 18, Besa 17 dhe Prizreni 13 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot