Arijanet Muriç me Sassuolon 74 minuta pa një lojtar, fitojnë ndaj Atalantës

- Bota Sot

Arijanet Muriç me Sassuolon 74 minuta pa një lojtar, fitojnë ndaj Atalantës

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, me skuadrën e Sassuolos, triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Atalantës, në takimin e javës së 27-të të Serie A në futboll.

Arijanet Muriç bëri paraqitje të mirë, ndërsa Berat Gjimshiti u paraqit 76 minuta për Atalantën.

Për vendasit shënuan Kone (23), Thorstvedt (69) dhe për Atalantën Musah në minutën e 88-të.

Pinamonti në minutën e 16-të u përjashtua me karton të kuq, duke lënë me një lojtar më pak Sassuolon.

Atalanta renditet në vend të shtatë me 45 pikë e Sassuolo në të tetin me 38 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot