Roma-Juventus, përballje e zjarrtë për Champions në “Olimpico”

- Bota Sot

Roma-Juventus, përballje e zjarrtë për Champions në “Olimpico”

Gjithçka është gati për supersfidën e javës së 27-të në Serie A, ku në “Olimpico” përballen AS Roma dhe Juventus.

Një duel direkt që mund të peshojë shumë në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini vjen në këtë takim me 50 pikë, ndërsa bardhezinjtë e Luciano Spalletti kanë 46 dhe synojnë të afrohen në renditje.

Dy ekipet u përballën edhe para Krishtlindjeve në Torino, ku Juventusi fitoi 2-1 në “Allianz Stadium”.

Sa i përket formacionit të Romës, dilemat kryesore lidhen me gjendjen e Dybala dhe Soule.

I pari është i grumbulluar, por pritet ta nisë nga stoli, ndërsa Soule nuk është rikuperuar plotësisht dhe mungon. Në repartin ofensiv pritet të startojë Pisilli, me Pellegrinin pas shpine të Malen.

Në mbrojtje, Hermoso mbetet jashtë pas dëmtimit të pësuar në nxehmje kundër Cremoneses, ndërsa vendin e tij në treshen defensive do ta marrë Ghilardi.

Nga ana tjetër, Spalletti duhet të bëjë pa të pezulluarin Locatelli. Në mesfushë pritet të hidhet nga minuta e parë Koopmeiners në çift me Thuram.

Në krahë rikthehen Kalulu dhe Cambiaso, ndërsa në qendër të mbrojtjes konfirmohet Bremer. Në prapavijë ofensive mbetet Conceicao.

Pikëpyetja më e madhe lidhet me portën: ekziston mundësia që Perin të konfirmohet titullar, me Di Gregorio që do ta nisë nga stoli. Një sfidë që premton intensitet dhe emocione, me tri pikë që mund të peshojnë shumë në luftën për zonën Champions.

Super ndeshja Roma-Juventus transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion, nga ora 20.45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot