Liverpooli e do yllin e Real Madridit për ta zëvendësuar Mo Salahun

- Bota Sot

Liverpooli e do yllin e Real Madridit për ta zëvendësuar Mo Salahun

Liverpooli po monitoron situatën e sulmuesit anësor të Real Madridit, Rodrygo.

Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, klubi anglez po shqyrton mundësinë e një transferimi të brazilianit, i cili mund të shihet si zëvendësues potencial i Mohamed Salah.

E ardhmja e egjiptianit në “Anfield” mbetet e paqartë dhe largimi i tij gjatë verës së ardhshme po duket gjithnjë e më i mundshëm, çka ka shtyrë drejtuesit e Liverpoolit të nisin kërkimet për alternativa në repartin ofensiv.

Megjithatë, “The Reds” nuk janë të vetmit që po ndjekin me interes situatën e Rodrygos. Interi, Al-Hilal, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami po ashtu thuhet se janë duke vëzhguar zhvillimet rreth 25-vjeçarit.

Këtë sezon, Rodrygo ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro, por Real Madridi thuhet se nuk konsideron oferta nën 85 milionë euro..



Lexoni të gjitha në Bota Sot