Vëllaznimi me një gjest të madh

- Bota Sot

Vëllaznimi me një gjest të madh

Vëllaznimi i Gjakovës vendos ‘Lulen e verdhë’ në fanellat e veta, në vend të sponsorit gjeneral, deri në fund të sezonit.

Ky simbol është në nderim të grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës.

“Si shenjë respekti dhe solidariteti, do ta mbajmë lulen e verdhë anemonë në fanellat tona.

Qëndrojmë së bashku për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe për të kërkuar drejtësi, duke u siguruar që zëri i tyre të mos harrohet kurrë,” shkruan faqja zyrtare e klubit.

Një shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit dhe respektit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot