Krasniqi: Suksesi në Europë ishte rezultat i punës shumëvjeçare të klubit

- Bota Sot

Krasniqi: Suksesi në Europë ishte rezultat i punës shumëvjeçare të klubit

Shkëndija e Tetovës të hënën i kthehet kampionatit kur në Tetovë pret Pelisterin në kuadër të xhiros së 20-të.

Për kë duel për mediat foli mesfushori, Endrit Krasniqi. 

Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

…eliminimi nga Europa…

Endrit Krasniqi: “Unë mendoj se këtë sukses që ne e realizuam është një ëndërr për të cilën ndër vite kanë punuar shumë njerëz për ta arritur.

Besoj se ky ishte viti më i suksesshëm në Evropë i këtij klubi, i këtyre njerëzve që jetojnë dhe veprojnë në këtë klub.

Por, tani Evropa ka përfunduar, gjithë ajo që arritëm është diçka e madhe që duhet arkivuar, tani ne koncentrimin ta kthejmë në kampionat dhe të vazhdojmë luftën për titull.”

…Pelisteri…

Endrit Krasniqi: “Unë mendoj se kjo skuadër ka shumë kualitet, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë. Shpresoj nesër të jetë dita jonë, ta tregojmë cilësinë tonë në terren dhe të marrim tre pikët”.

…roli i favoritit…

Endrit Krasniqi: “Siç e dimë këto ndeshjet kushtimisht thënë të ‘vogla’ janë shumë të rëndësishme, sepse pikët nga këto ndeshje rezultojnë të të bëjnë kampion në fund. Prandaj ne jemi të koncentruar 100%, shpresojmë të jemi në nivel dhe të marrim pikët që synojmë”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot