Spanja pa pikë marre provokon keq Kosovën

- Bota Sot

Spanja pa pikë marre provokon keq Kosovën

Spanja e ka mposhtur me rezultat 8:0 kombëtaren e Kosovës U-17 në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Faqja zyrtarë e Federatës së Futbollit të Spanjës vazhdon pa pikë marre të shkruajë më gjuhë provokuese, duke e paraqitur që Spanja ka luajtur me Federatën e Kosovës.

“Kombëtarja spanjolle U-17 për femra e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme muajin mars 2026, duke mposhtur thellë Federatën e Kosovës me rezultat 8:0 në ndeshjen e parë të raundit 2, e zhvilluar në Portugali”, shkruan mes të tjera në faqen e federatës spanjolle.

Golat i realizuan María Aymerich 14, Avril Serrano, 35, María Rius 48 e 52, Maialen Valladares 58, Lidia Gibert 75 dhe Carlota Chacón 87, Angela Galvez 90+4.

Spanja – Kosova U-17 8:0

Spanja: Goiatz Ferraz, Maialen Valladares, Ohlander Buxeda (Marta Vega Espinosa, 62), Abril Díaz, Avril Serrano, Candela Rodríguez, María Aymerich (Ángela Gálvez, 62), Carolina Ferrera (Vera Molina, 70), Iraia Fernández (Lidia Gibert, 70), María Rius (Mabel Sierra, 81), Carlota Chacón. 
Kosova: Blakaj, Beha, Kikaj, Godeni, Meha, Maliqi (Halili, 71), Kelmendi (Bajrami, 87), Uka (Mehmeti, 59), Lecaj, Shumolli (Gashi, 59), Zeqiraj (Kuçi, 46)



Lexoni të gjitha në Bota Sot