Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani, në kryendeshjen e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Pjesa e dytë ishte më dinamike, ndërsa Drita e rrezikshme në disa raste por edhe Prishtina jashtëzakonisht sulmuese në finish të ballafaqimi përmes Veliut.
Një gol që do të mbahet mend gjatë në futbollin tonë.
Mario Ilievski i Prishtinës shënoi nga 40 metra, duke shfrytëzuar paksa edhe daljen portierit, 1:0 në minutën e 43-të.
Në minutën e 54-të Blerim Krasniqi shënoi nga afërsia duke shfrytëzuar mos reagimin si duhet të mbrojtjes vendasve, 1:1.
Në minutën e 59-të, Nguana goditi bukur por shtylla e djathtë e shpëtoi Prishtinën.
Ballkani kryeson me 39 pikë sa ka edhe Drita në vend të dytë dhe Prishtina renditet në të tretë me 38 sosh.