Edon Zhegrova shpëton faqebardhë Juventusin në Romë

- Bota Sot

Edon Zhegrova shpëton faqebardhë Juventusin në Romë

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në lojë nga minuta e 72-të për Juventusin, duke treguar angazhim dhe paraqitje të mirë.

Juventusi ka barazuar në stadiumin “Olimpico’ në Romë me rezultat 3:3 në duel me Romën, në një ndeshje të fortë me 6 gola.

Zhegrova kontribuoi në golin e dytë dhe të tretë të Juventusit.

Në minutën e 78-të, me një harkim të bukur drejt zonës, ku topi shkoi te Boga, i cili realizoi për 3:2 dhe ngushtoi rezultatin.

Në minutën e 90+3 Zhegrova harkoi nga goditja e dënimit në 16-sh, Gatti nga afërsia barazoi rezultatin në 3:3.

Për Romën realizuan Wesley França (39’), Ndicka (54’) dhe Malen (65’), ndërsa për Juventusin shënuan Conceição (47’). Boga (78’) e Gatti (90+3’).

Pas javës së 27-të në Serie A, Roma ka përforcuar vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Juventusi ndodhet në pozitën e gjashtë me 47 pikë.

“Zonja e Vjetër” mbetet 4 pikë larg zonës që siguron pjesëmarrjen në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot