Juventusi ka marrë pikë të madhe në udhëtim, duke luajtur baras (3:3) me Romën, në takimin e javës së 27-të të Serie A.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në minutën e 72-të duke kontribuar në golin e dytë dhe të tretë.
Ja çfarë shkruan media italiane “Tutosport:” për Zhegrovën.
“78 - Zhegrova kroson mirë, Yildiz provon një goditje me kokë, dhe në ndërhyrje, topi e gjen Bogën, i cili e dërgon me volej në rrjetë.
90+3 - Nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Zhegrova, topi e gjen Gattin, i cili e dërgon me forcë në rrjetë, duke e bërë rezultatin 3:3”, shkruan media italiane.