Ja statistikat e veçanta që prodhoi supersfida Roma - Juventus

- Bota Sot

Ja statistikat e veçanta që prodhoi supersfida Roma - Juventus

Dueli mes Romës dhe Juventus në Serinë A prodhoi spektakël të vërtetë në “Olimpico”, teksa u mbyll me shifrat 3:3, duke hyrë në histori për numrin e golave. Ishte vetëm hera e katërt që në përballjet mes dy gjigantëve shënohen të paktën gjashtë gola në total.

Më parë kjo kishte ndodhur në 3-4 të janarit 2022, në 3-3 të janarit 1962 dhe në 1-5 të nëntorit 1946.

Ndërkohë, në plan individual, holandezi Malen po kalon një moment të artë në pesë ligat kryesore të Europës.

Që nga debutimi i tij në Serie A më 18 janar, vetëm Herri Kane ka shënuar më shumë gola se holandezi.

Me gjashtë realizime, Malen renditet krah emrave të rinj si Lamine Jamal dhe Ante Budimir. Forma e tij konfirmon ndikimin në rritje në kampionat.

Nga ana tjetër, edhe Françisko Konseisao vazhdon të shkruajë statistika të veçanta.

Sulmuesi portugez u bë portugezi i dytë që shënon në të dy ndeshjet sezonale të Serisë A kundër Romës. Para tij këtë arritje e kishte regjistruar vetëm Kristiano Ronaldo me Juventusin në sezonin 2020/21.



Lexoni të gjitha në Bota Sot