Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me Trabzonsporin.
Falë paraqitjes së tij për 90 minuta në fitoren 3 me 1 ndaj Karagumruk, është zgjedhur në formacionin e javës së 24-të të Superligës Turke.
Muçi dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan që asistoi tek Onuaçu. Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore te dy krosimet nga goditja e këndit.
Fillimisht në minutën e 47-të dhe pas tre minuta më vonë, harkimet e tij ishin perfekte. Nuaiu ishte në vendin e duhur, për të plotësuar dopietën personale.
Ai është vlerësuar me notën 7.6 dhe ekipi turk duket se ka krijuar varësi nga futbollisti kuqezi.