Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesliga

- Bota Sot

Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesliga

Mbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga.

Ylli i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide ndaj St.Paul, pavarësisht që Hoffenheimi pësoi humbje me rezultat 0-1.

“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.8, e mjaftueshme për të zënë vend në formacionin më të mirë të javës, pranë emrave si bashkëlojtari Coufal, Harry Kane e Undav.

Ndërkohë, të tre yjet e Kosovës te Hoffenheimi po kalojnë një periudhë fantastike – që është lajm i shkëlqyer duke llogaritur se më vonë këtë muaj luajmë play-offin e Kupës së Botës 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot