Real Madrid pret Getafen sonte, synon rikthimin te fitorja

- Bota Sot

Real Madrid pret Getafen sonte, synon rikthimin te fitorja

Real Madrid do të përballet sonte me Getafe CF në stadiumin Santiago Bernabeu, në kuadër të La Liga, me objektivin e qartë për t’u rikthyer te fitorja.

Skuadra madrilene mbetet një nga favoritët kryesorë për titull dhe synon të shfrytëzojë përparësinë, ku ka një rekord shumë pozitiv ndaj Getafes ndër vite.

Një nga armët kryesore të madrilenëve pritet të jetë Vinicius Junior, i cili ka kaluar në formë të mirë dhe pritet të udhëheqë repartin ofensiv në mungesë të disa lojtarëve të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Getafe do të tentojë të befasojë dhe të marrë pikë të rëndësishme, por Real Madridi mbetet favorit për të marrë tri pikët dhe për të vazhduar garën për kreun e tabelës.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Alexander-Arnold, Rudiger, Alaba, Carreras; Valverde, Guler, Tchouameni, Camavinga; Garcia, Vinicius Junior.

Getafe: Soria; Femenia, Duarte, Romero, Rico, Iglesias; Martin, Milla, Arambarri; Vazquez, Satriano.



Lexoni të gjitha në Bota Sot