Marsi i kombëtareve kuqezi

- Bota Sot

Marsi i kombëtareve kuqezi

Me hyrjen e muajit mars rikthehen emocionet për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas futbollit.

Sipas FSHF-së, një muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet kombëtare shqiptare.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën play-off-it të një Kampionati Botëror, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar.

Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në një sfidë që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45. Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit.

Edhe Kombëtarja U-21 nis një mision të veçantë ndërkombëtar në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në një miqësore speciale me përfaqësuesen e Japonisë më 27 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë një tjetër sfidë prestigjioze ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot